Ballina LAJME Rama tregon pse shkoi në Berlin, pranon se ishte vizitë jo formale

Rama tregon pse shkoi në Berlin, pranon se ishte vizitë jo formale

Kryeministri Edi Rama hedh poshtë lajmet se ai ishte shtruar në spital në Gjermani me emrin Mustafa Rama.

“Siç e shihni jam mirë dhe nuk jam i shtruar në Berlin por në zyrën time në Tiranë. Njerëz jemi, por dhe mund të sëmuremi por nuk ishte fare ky rasti. Në Berlin kam kaluar dje pasi qëndrova dy ditë në Paris dhe isha për hall, po është e vërtetë, por jo për shëndetin tim por për të takuar miq dhe partnerët e Shqipërisë.  Për tu shpjeguar mesa të mundesha arsyet e pamjeve të shëmtuara që kundërshtarët tanë rrugëhumbur me shfaqjet e dëshpërimit të tyre eksportojnë nëpër botë me ato pseudoprotestat e tyre. Për tu kërkuar mbështetje për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim dhe për të kuptuar më shumë për situatën e brendshme politike në vendet kyçe për vendimmarrjen mbi negociatat me Shqipërinë.”

Takimet i kerkova vete-  Rama pranon se nuk ishte vizitë zyrtare por ishte jo formale pune e kërkuar nga vetë ai për të komunikuar lidhur me situatën ku ndodhet Shqipëria.