Ballina Aktualitet Rama thirrje kryebashkiakëve demokratë: Mos bini viktimë

Rama thirrje kryebashkiakëve demokratë: Mos bini viktimë

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje kryebashkiakëve demokratë të mos bien viktimë e katërshes Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Thirrja e kryeministrit, vjen pak pasi kryebashkiakët e djathtë por edhe ata të LSI-së dërguan shkresa në KQZ ku njoftonin se do të zbatonin dekretin e Presidentit të Republikës. Por Rama apeli nuk iu drejtohet kryebashkiakëve të LSI-së por vetëm atyre të PD.

“Kryebashkiakë demokratë! Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet. Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë. Nuk ju nxori PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre. Ligji s’ka mëdyshje”, shkruan ai në Twitter.

Rama Tw