Rama sqaron: “Kush nuk i paguan nuk do të ketë drita, nuk është deti kos.”

96

Kryeministri Rama e ka bërë të qartë në diskutimin online me ministrat, kush nuk paguan dritat, nuk do e përftojë këtë shërbim. Gjithashtu taksat e sigurimet do të paguhen sepse sipas tij nuk mund të shkohet përpara nëse shteti nuk mbledh këto dy burime të ardhurash. Vetëm për bilancet do të shtyhet afati i dorëzimit me anë të një VKM që do të lajmërohet nesër.

Diskutimi online mes Edi Rama dhe Anila Denaj:

Edi Rama: Tjetra lidhet me afatet e bilanceve bashkë me tatimet, për të mos bërë konfuzion
Anila Denaj: Shtymë afatin deri në korrik për dorëzimin e bilanceve. Jemi duke përgatitur VKM, do ta njoftojmë nesër
Arben Ahmetaj: Tatim fitimi nuk shtyhet, nuk ka lidhje me këtë
Edi Rama: Taksat dhe sigurimet do të paguhen, sepse ndryshe nuk shkojmë dot përpara në këtë luftë, se përfundojmë në  një gropë ku edhe korona nuk na gjen dot nëse do të na kërkojë. Pagesat e dritave do të bëhen një për një, kush nuk i paguan nuk do të ketë drita, nuk është deti kos.

Pasi krijon efekt zinxhir negativ, mund të përfundojmë në kolaps. Kemi falur kamatë vonesat komplet, tani të gjithë janë vetëm në raport me aktualitetin. Kush thotë se nuk kam mundësi, të kursejë dritat, nuk ka rrugë tjetër.