Rama sqaroi paketën e ndihmës, bizneset skeptike dërgojnë shkresën me 12 kërkesa

27

Gjatë diskutimit online ditën e sotme me ministrat , kryeministri Edi Rama sqaroi se bizneset do mund ta dorëzojnë bilancin në korrik, se do të përjashtohen nga taksat vendore dhe se punonjësit do të paguhen, megjithatë Biznesi i vogël dhe i mesëm ka dërguar një shkresë ku i drejton qeverisë 12 kërkesa, firmosur nga bordi drejtues i shoqatës së biznesit të vogël e mesëm.

Drejtuar Qeverisë dhe Kryeministrit deri në mbylljen e Pandemisë COV 19.

1- Qeveria të shohë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomike.

2- Qeveria duhet të shlyej pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale të bisnesit ndaj qeverisë.

3- Të paguhet pagesa e plotë e punonjësve .

4- Të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

5- Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal.

6- Të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.

7- Biznesi të përjashtohet nga taksa e pronës deri në përfundimin e gjendjes së emergjencës natyrore.

8- Të kompensohet e plotë pagesa e qirasë dhe tatimit në burim e qiradhënësit.

9- Të shtyhet për një periudhë të caktuar deklarimi i bilanceve.

10- Të kreditohet biznesi me Garanci të Qeverisë me fitime 1-3 %.

11- Banka e Shqipërisë të injektojë likuiditet në treg për të ulur efektin e krizës.

12. Këto masa të merren urgjent nga Qeveria dhe Pushteti Lokal.

Çdo vonese e mos realizimit të kërkesave tona do të jetë me kosto të pa llogaritur për biznesin por edhe për ekonominë shqiptare.

Bordi Drejtues i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm i Shqipërisë.