Ballina Aktualitet Rama shkarkon kryebashkiakun e Vaut të Dejës: Të njëjtin fat do kenë...

Rama shkarkon kryebashkiakun e Vaut të Dejës: Të njëjtin fat do kenë edhe ata që do ndjekin shembullin e tij

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hilën, pas kërkesës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Duke iu referuar shembullit të Hilës, Rama paralajmëron se çdo kryebashkiak i përfshirë në cënimin e qendrave të votimit, do të përballet me drejtësinë nën akuzën e krimeve zgjedhore.

“Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë”-shkruan shefi i qeverisë në një postim në “Twitter”.