Ballina Politikë Rama sërish Metës propozim për Sandër Lleshin

Rama sërish Metës propozim për Sandër Lleshin

Ashtu siç e kishte paralajmëruar pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama është shprehur se do t’i dërgojë sërish presidentit të Republikës Ilir Meta propozimin për emërimin e Sandër Lleshi në postin e ministrit të Brendshëm.

Kreu i qeverisë tha se propozimin e tij do ta shoqërojë me një relacion shpjegues të mirë argumentuar, bazuar në procedurë dhe në traditën e krijuar nga presidenti.

“Në këtë traditë, do t’i çoj nesër presidentit një shkresë shpjeguese të detajuar dhe do t’i japim presidentit mundësinë që të krijojë bindjen e plotë e të rifutemi në binarët e kushtetutës. Ky precedent nuk mund të krijohet dhe nuk ka pse të krijohet,” – tha më tej kryeministri.

Rama paralajmëroi gjithashtu se në ditët e ardhshme qeveria do t’i drejtohet dhe Gjykatës Kushtetuese për një interpretim të kësaj çështje. Ndonëse kjo Gjykatë aktualisht është jashtë funksionit, kryeministri tha se në momentin që ajo do të plotësohet me anëtarë mund ta marrë në shqyrtim çështjen.