Rama prononcohet mbi grevën e naftëtarëve:”Nuk është nevoja për protesta të tilla”

42

Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën e naftëtarëve të Ballshit, të cilët prej 16 ditësh janë në grevë urie.

Në takim me gazetarët, kreu i Qeverisë u shpreh se ende nuk ka një sqarim për këtë situatë, dhe do t’i informojë naftëtarët sapo të ketë një përgjigje.

Gjithsesi, forma të tilla protestash i konsideron të panevojshme.

“Sapo të kem përgjigje do t’i vë në dijeni. Po bëj gjithçka për të gjetur një zgjidhje por deri më tani nuk e kemi. Nuk kemi mundësi t’u zgjidhim problemin naftëtarëve, nuk kemi një kompani që i merr përsipër detyrimet. Forma të tilla protestash janë të panevojshme për mua”, tha Rama.

Naftëtarët kërkojnë pagesat e prapambetura dhi rifillimin e punës në rafineri.