Rama,premton: “Pagë të plotë atyre që janë mbyllur në shtëpi, ndihmë biznesit me kreditë”

65

COVID-19 ka mbyllur një pjesë të mirë të popullatës në shtëpi, teksa shqetësimi kryesor i qytetarëve është se si do të vazhdojë kjo gjëndje dhe si do t’i sigurojnë të ardhurat për të ecur përpara.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do ti garantohet paga njësoj sikur të ishin në punë.

“Durim, durim, Italia i ka marrë masat shumë kohë pasi hyri në luftë, ne shumë shpejt dhe pavarësisht se e kuptoj shumë mirë se çfarë shqetësimi ka gjithkush që i bën këto pyetje, i lutem të kuptojë se jemi në luftë dhe nuk na lejohet që për të lehtësuar shqetësimin të flasim mbi bazë dëshirash. Nëse do të ishte për dëshirë do ua kishim zgjidhur të gjithëve.

Por do të flasim mbi bazë llogarish, pasi jeta do të vijojë, pasi të mbarojë lufta. Kështu që nuk mund ti lejojmë vetes që sot të bluajmë kockën e organizimit të vendit duke harruar se nesër vendi duhet të jetë në këmbë përsëri. Ne do të bëjmë maskimumin dhe gjithkush duhet të bëjë atë individualisht për të kuptuar se nuk koha për të spekuluar me shifra absurde as për të kërkuar gjëra përtej mundësive.

Do të bëjmë atë që na takon se ata që janë mbyllur në shtëpi të kenë të garantuar kompensimin e pagës sikur do ta merrnin sikur të ishin në punë. Bizneset të kenë të garantuar frymëmarrjen në raport me këstet e kredive. Vendi të ketë kapacitetet për të përballuar barrën e solidaritetit me ata që janë më të prekur”, tha Rama në një intervistë për Report TV.

Sa i përket fabrikave të rrobaqepsive dhe këpucarive, deklaroi se asnjë vend nuk e ka ndaluar aktivitetin prodhues dhe kjo gjë nuk do të ndalojë as në Shqipëri. Një vendim ky që pritet të shoqërohet me polemika.