Ballina Aktualitet Rama për negociatat, një forcë e brendshme përpiqet t’i pengojë

Rama për negociatat, një forcë e brendshme përpiqet t’i pengojë

Edi Rama tha se rekomandimi për hapjen e negociatave është bërë vitin e shkuar pa kushte dhe se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, por shtoi se pavarësisht këtyre, ka forca të brendshme politike në Shqipëri që përpiqen të pengojnë hapjen e negociatave.

“Një forcë e brendshme është përpjekur dhe përpiqet çdo ditë të pengojë hapjen e negociatave duke e kthyer këtë objektiv kombëtar në një argument të retorikës së ditës. Ne vjet morën rekomandimin pa kushte dhe po vjen, Këshilli Evropian vendosi që për arsye të brendshme në disa prej vendeve të BE-së, kjo temë të adresohet qershorin që vjen. Po vjen, Këshilli Evropian vendosi që pavarësisht se negociatat nuk u çelës zyrtarisht, procesi i hulumtimit që nis me çeljen zyrtare të negociatave të fillojë, ka filluar qysh vjeshtën e shkuar.

Dërdëllisin lart e poshtë për të çakërdisur dynjanë, Shqipëria ka nisur një proces që kanë nisur të gjitha vendet pasi kanë hapur negociatat. Rekomandimi shkon në Këshillin Evropian i përbërë nga 28 vende anëtare, të cilat vlerësojnë rekomandimin në nivel politik dhe vjet ishin shumica dërrmuese e vendeve që e pranuan rekomandimin dhe kërkuan hapjen e menjëhershme të negociatave. Mjafton kjo për të kuptuar se ka një lidhje të drejtpërdrejtë të asaj që bën një vend për integrimin dhe asaj që vendet e tjera bëjnë në varësi të proceseve të tyre të brendshme.

Me shumë rëndësi është të kuptohet se Shqipëria do ishte kokëulur në rast se Komisioni Euriopian që vlerëson si i ke bërë detyrat e shtëpisë do kishte rezera. Ne do bëjmë të pamundurën të marrim vlerësim pozitiv si nga këshilli ashtu edhe nga komisioni në qershor, ose brenda këtij viti”,- tha Rama gjatë një takimi me veteranë në kuadër të 5 Majit.