Rama nxjerr pamjet nga Rinasi, mbërrijnë vaksina të tjera anti-covid

51

Doza të tjera vaksinash anti-covid kanë ardhur në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mbërritjes së mbi 12 mijë dozave të tjera të vaksinës Pfizer në aeroportin e Rinasit.

Rama shkruan se deri tani kanë ardhur në vend mbi 773 mijë vaksina.

Në njoftimin e dhënë në rrjetet sociale Rama shkruan:

Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri. Vaksinimi nuk ndalet. Shqipëria Buzëqesh”, shkruan kryeministri Rama