Rama njofton se kur do të lëshohet sateliti i parë në orbitë

43

Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga dërgimi në hapësirë i dy satelitëve shqiptarë.

Madje ai ai po jep fakte se e ka seriozisht edhe për skeptikët që nuk e besuan kurrë këtë dhe e konsideruan si një ‘lapsus’ të Ramës.

Gjatë fjalës së tij në sesionin e fundit në Kuvend, ai tha se Shqipëria vitin e ardhshëm do të lëshojë dy satelitë në orbitë.

Këtë të mërkurë, ai ka publikuar një video, ku tregon se sateliti i parë, i quajtur “Albania 1”, do të lëshohet në orbitë në muajin mars të vitit 2022. Ndërsa sateliti i dytë, “Albania 2”, pritet të lëshohet në muajin qershor.

“Shqipëria në orbitë, e pabesueshme, por e vërtetë”, dëgjohet të thotë Rama në videon e ilustruar.