Ballina Ekonomi / Biznes Rama në tranformimin e QSUT: Rritje pagash me 10 përqind për mjekët

Rama në tranformimin e QSUT: Rritje pagash me 10 përqind për mjekët

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje pagash me 10 përqind për të gjithë trupën e mjekëve. Kreu i ekzekutivit ka shtuar se qeveria e drejtuar prej tij do të trajtojë të gjithë mjekët me përkujdesje të veçantë.

Kryeministri një lajm të tillë për mjekët e bëri të ditur gjatë vizitës që ai kreu në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku, mes të tjerave, ai nënvizoi edhe rëndësinë e investimeve për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve për pacientët. “Kemi nevojë për një spital me standarde evropiane, – ka thënë kryeministri Rama. – Përtej stigmës së padrejtë që i barazon në publik me korrupsionin, e vërteta është se shumica e bluzave të bardha janë zemra e këtij sistemi dhe shpëtojnë  jetë njerëzish. Duke qenë të vetëdijshëm, do të investojmë për rritje pagash në vitin që hyjmë për të gjithë trupin mjekë-infermierë, që është e domosdoshme për të vijuar dhe dhënë një mesazh të fortë të respektit.”

Vitin e ardhshëm buxhetor, nisur nga rritja e parashikuar e të ardhurave, qeveria ka programuar shtim të pagave për punonjësit e sistemit buxhetor, ku krahas pensionistëve, rritja për të cilët u lajmërua pak ditë më parë, tani ka ardhur edhe lajmi që prek pagat e mjekëve dhe infermierëve.