Ballina LAJME Rama në Kukës: Vitin e ardhshëm aeroporti vihet në punë

Rama në Kukës: Vitin e ardhshëm aeroporti vihet në punë

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët e Shishtavecit deklaroi se aeroporti i Kukësit do të fillojë të funksionojë në fillim të vitit të ardhshëm.Aeroporti pritet të ketë një lëvizje mesatare prej 300 000 udhëtarësh në vit.

“Unë besoj shumë që në këtë zonë ne do të shohim modelet e para të zhvillimit të turizmit malor edhe për një arsye tjetër, sepse këtu në Kukës, besoj në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi i aeroportit të Kukësit. Aeroporti i Kukësit do ta transformojë zonën në një nga modelet e turizmit malor. Ky aeroport parashikohet të ketë një lëvizje mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit. Aeroporti ekzistues do të transformohet tërësisht në një aeroport të standardeve ndërkombëtare për fluturimet me çmime të ulëta dhe studimi që ne kemi bërë me ekspertë të huaj na ka inkurajuar shumë, edhe mua më ka entuziazmuar shumë sepse të gjitha analizat e bëra sipas metodave profesionale të parashikimit për suksesin e një biznesi tregojnë se aeroporti i Kukësit do të lëvizë në një mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit,” – tha Rama në bisedën e tij me banorë e kësaj zone.