Ballina LAJME Rama mbledh sot qeverinë: Në fokus studentët

Rama mbledh sot qeverinë: Në fokus studentët

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbledhjen e qeverisë ditën e sotme.

Sipas Ramës, në fokus kjo mbledhje do të ketë studentët dhe 8 kërkesat e tyre.

“Mbledhja e Qeverisë sot ka në fokus studentët, 8 kërkesat e tyre dhe dokumentin e punës mbi Paktin për Universitetin. Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave (VKM), si edhe plani i punës në vijim, do të njoftohen për publikun në një konferencë shtypi të posaçme, live 11.30”, – shkruan Rama në Twitter.