Rama lë izolimin, shfaqet në rrugë për të sensibilizuar qytetarët me policë me vete

75

Kryeministri Edi Rama, ka dalë nga karantina, duke u shfaqur në rrugë.

Por kreu i qeverisë shihej i rrethuar nga masa të shumta sigurie dhe me policë që e shoqëronin.

Një fotografi e kreut të qeverisë në rrugë është publikuar nga kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i cili shkruan:

“Edi Rama duke përgatitur show-un e radhës për ERTV! Vetë lëviz nën masa të rrepta sigurie, ndërsa qytetarët i le të mbyten nëpër sportele, duke paguar faturat e rritura çdo ditë e më shumë! Kryeministri që s’duam”