Ballina Aktualitet Rama: Kush kryen krim elektoral nuk do të dalë nga vendi për...

Rama: Kush kryen krim elektoral nuk do të dalë nga vendi për 5-10 vite

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar mbështetësit e opozitës duke i thënë se nuk do të lejohet të dalin për 5-10 vite nëse kryejnë krim elektoral. Në një takim me banorët e njësisë administrative nr.1 në Tiranë, Rama tha se kjo masë do të kalojë nesër në parlament.

“Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral. Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament. E gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi. Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve. Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Ata nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre”, deklaroi Rama.