Rama jep lajmërim të rëndësishëm për punonjësit e transportit rrugor të larguar nga puna në qershor

48

Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se qeveria e tij ka miratuar më shumë se 5 mijë paga lufte për qytetarët që punojnë në transport rrugor të cilët janë larguar nga puna për qershorin e 2020.

Postimi i plotë:

SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor

QEVERIA SHQIPTARE miraton:

+5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!

Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!

Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)

#ShqipëriaQëDuam