Rama: Javën e ardhshme zhbllokohet procesi për Aeroportin e Vlorës, hapet gara për parkun fotovoltaik në Spitallë

23

Javën e ardhshme pritet të zhbllokohet procesi për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, deklaroi kryeministri Rama gjatë aktivitetit ku u hap gara për një tjetër park fotovoltaik, në Spitallë të Durrësit.

“Dëshiroj të shpresoj që shumë shpejt ne do të jemi këtu përsëri me ndihmën e Zotit sepse mbase javën ne ardhshme do të zhbllokojmë dhe procesin për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës  gjë për të cilin kemi bërë përpjekje, të cilin e konsideroj një tjetër gur shumë të rëndësishëm të mozaikëve të Shqipërisë që përfytyrojmë, të cilin luftojmë ta kemi si një realitet të plotësuar në këtë 10 vjeçar që kemi hyrë”.

Kryeministri tha se pas parku do të shoqërohet me një sërë hapash të tjerë, siç është ndërtimi i portit të madh turistik që do ti japë Durrësit magnetin e fuqishëm jo vetëm për të tërhequr më shumë turistë por për të krijuar një kategori për turizmin siç është ai elitar.

“Ky park fotovoltaik në zonën e Spitallës faktikisht është pjesë e një mozaiku që jetëson vizionin tonë për Durrësin e 2030 dhe patjetër edhe vizionin tonë për Shqipërinë e 2030. Ne në këtë zonë, e cila prej shumë e shumë vitesh ka qenë një zonë e parë si një periferi ku ka pasur hapësirë vetëm për ndërtime kaotike. Me këtë park bëjmë vetëm hapin e parë sepse kjo do të shoqërohet me një sërë hapash të tjerë, nga lagja e re e rindërtimit. Një lagje e re po aq mbresëlënëse sa edhe shkollat që po rindërtohen.

Në të njëjtën kohë edhe porti i ri i mallrave, i cili së shpejti do të hapet gara ndërkombëtare dhe që do të mundësoje transferimin e gjithë aktivitetit të transportit detar, të mallrave në zemër të qytetit, për t’i hapur rrugë transformimit të portit ë vjetër në një port të madh turistik që do ti japi Durrësit magnetin e fuqishëm jo vetëm për të tërhequr më shumë turistë por për të krijuar një kategori për turizmin siç është ai elitar. Bashkë me këto zhvillime është edhe zona e re ekonomike, është synuar herë pas here të shkojë përpara. Edhe ne kemi bërë në të shkuarën 2 ose 3 hapa për të shkuar përpara por s’kemi pasur mundësi për disa çështje që s’është momenti për ti shtjelluar.

Kjo periudhë e pandemisë ka frenuar shumë procese në të gjithë botën jo vetëm këtu. Në këtë mozaik, ne besojmë që është vërtet, themelore, vendosja e gurit të këtij parku fotovoltaik i cili  vjen pas suksesit jo të vogël të arritur me ankandin e Karavastasë. Së shpejti hapet gara për portin e ri të mallrave. Parku do krijojë një hapësirë të re për të gjithë, dhe do të jetë një transformim historik nga plaga e tmerrshme”, tha ai.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dha detaje për projektin e parkut fotovoltaik në Spitallë.

“Parku fotovoltaik i Spitallës ndodhet në një zonë pa sensivitet, pra nuk dot ë ndikojë në mjedisin e zonës ku ndërtohet. Ky par që shtrihet në 120 hektarë dot të prodhojë fuqi maksimale prej 100 megavat, nga të cilat 70 megavat do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pjesa tjetër do të disponohet në treg të lirë nga prodhuesi. Çmimi dot ë vendoset nëpërmjet ankandit. Tavani nga i cili fillojmë është 55 euro për megavat dhe nuk do të pranohet asnjë ofertë mbi këtë çmim. Gara ndërkombëtare pritet të mbyllet me 2 mars të vitit 2021″.monitor.