Ballina Aktualitet “Rama ik!” Protestë edhe në rrethe, bllokohet Rruga e Kombit

“Rama ik!” Protestë edhe në rrethe, bllokohet Rruga e Kombit

Që prej 20 minutash qytetarët e Milotit dhe Kurbinit kanë bllokuar Rrugën e Kombit, ndërsa protestojnë kundër qeverisë për uljen e taksave. Me pankarta në duar ata lëshojnë thirrje kundër qeverisë, ndërsa protesta ka përmbajtje ekonomike.

Shumë prej tyre janë familjarë që kanë një biznes të vogël, duke lëshuar edhe thirrje “Rama ik, Rama ik!”. Protestuesit kërkojnë uljen e taksave, përfshi këtu uljen e çmimit të karburantit atë të energjisë.