Edi Rama reagoi sot i shokuar nga vdekja e ish kryeministrit Bashkim Fino teksa njoftoi se ka shpallur ditë zie duke anuluar të gjitha aktivitetet zgjedhore.
“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë.
Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”.
Bashkim Fino, 58 vjeç, ndërroi jetë sot herët në mëngjes pasi ishte shtruar në spital i prekur nga Covid-19. Më parë ai ka luftuat me një sëmundje të rëndë.