Rama flet për rritje rrogash, përmend mjekë e mësues, ja sa mendohet të bëhet paga minimale

41

Kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e sotme programe të reja nxitjeje të punësimit në mbështetje të atyre që janë prekur në vendin e tyre të punës nga pandemia e koronavirusit.

Në fjalën e rastit kreu i qeverisë, deklaroi se sfida kryesore mbetet që paga minimale të bëhet 300 mijë lekë të vjetra.

“Javën që vjen do deklarojmë skemën për rritjen e pagave për mjekët, ndërsa mësuesit dhe mjekët janë në fokusin tonë maksimal”, u shpreh kreu i qeverisë.