Rama flet për mbajtjen e maskës:”Do t’i mbajmë për shumë gjatë, ja pse i falëm gjobat”

49

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së tij me gazetarët ka deklaruar se për të gjobat e vendosura janë të vogla e se duhet të kishin shifra më të larta. Kjo pasi mosvendosja e maskës është një veprim që cënon shëndetin dhe çdo njeri e ka vetë në dorë.

Gjithashtu Rama ka sqaruar se maskat do të mbahen për një kohë të gjatë!

I pyetur se pse u hoqën gjobat e mëparshme Rama deklaroi se kjo u bë pas telefonatave të shumta nga qytetarët ku jepeshin arsye logjike se pse në ato raste ishin shkelur rregullat.

“Sa i përket gjobave tani, nuk është ky qëllimi. ju e dini që unë me gjobën nuk kam një raport të mirë, në Shqipëri gjobat janë të ulta, duhet të jenë më të larta, se nuk është taksë. Është ndëshkim për një sjellje që ti ke në dorë të mos e bësh. Për shkeljen e gjobave në këtë situate, nuk duhet. Kjo situatë është rezultat i faktit edhe për gjobat e vëna, pavarësisht se pastaj ne kemi zgjedhur që të jemi tolerantë me njerëzit. Pjesërisht janë ndëshkuar, kanë lënë makinat. Kam hequr picir, me qytetarët. Përgjithësisht mesazhet kanë qenë në kërkim të mirëkuptimit. Kishte justifikime të arsyeshme dhe prandaj u hoqën.

Por duhet bërë dhe duhet mirëkuptuar edhe vështirësia e njerëzve për tu apdetuar në këto kushte. Ka një problem me veten. Duhet pasur parasysh që mos u nisni me idenë që hajt do ua falim, por këto në do ti mbajmë pas si gjatë, për shkak të rrezikut, për shkak edhe të stinëve. Gjobat do të vijnë tek faturat e dritave. Ajo që është e rëndësishme është se nuk duhet ta vëmë maskën me idenë se do të marrim gjobë. I kam kërkuar policisë të jetë shumë e vëmendshme dhe vëmendjen ta ketë duke filluar nga parlamenti.Ishim në Gjermani para pak ditësh, nuk pashë maskë asgjëkundi jashtë, ndërkohë që brenda po, ishim në Austri as brenda as jashtë, të gjithë po e vënë tani si brenda e jashtë”,- tha Rama.