Rama flet për “aleancë” me biznesin e vogël! “Të mëdhenjtë” do të paguajnë detyrimet një për një!

24

RAMA-MAKINE - Tirana TodayKryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje disa nga pyetjeve të qytetarëve.

Teksa i përgjigjej qytetarëve Rama ka theksuar se biznesi i vogël nuk do të kontrollohet nga askush përveç vetes.

Sipas kryeministrit një marrdhënie qeveri-biznes i vogël do të garantojë që bizneset e mëdha të mos kenë mundësinë për të fshehur të ardhurat dhe do të garantohet pagesa e  detyrimeve një për një.

Përshëndetje, më vjen mirë. Kurajo. Besim në punë, ne jemi pranë teje dhe gjithë atyre për t’ia dalë, dhe kjo është koha dhe beteja përfundimtare për t’ju çliruar nga taksidarët e kontrollorët që jo rrallë abuzojnë me detyrën dhe kthehen për ju në makth më shumë se taksat.

Ju nuk do keni më njeri nga janari t’ju kontrollojë përveç vetvetes në funksion të kontributit tuaj. Në aleancë të fortë qeveri-biznes i vogël do të garantojmë që të mëdhenjtë duke mos pasur mundësi të fshehin të ardhura pas jush do të paguajnë një për një detyrimet. Me dixhitalizimin e transaksioneve gjithçka do jetë më e lehtë“, tha Rama.