Edi Rama ka folur për lidhjet e mundshme të Ndraghetës në Shqipëri.
Rama akuzoi analistët që sipas tij vjellin vrer për vendin, teksa nuk pranoi asnjë akuzë.
Rama deklaroi se pastrimi i parave është një fenomen i pranishëm në të gjitha vendet.
Sipas Ramës kontrollet e institucioneve janë strikte, saqë edhe emigrantët nuk blejnë dot shtëpi në Shqipëri, pa shpjeguar origjinën e të ardhurave.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Këto përgjime që ju i shisni si kapje në flagrancë mes mafias dhe mediave në Tiranë. E dini se pse është shprehur ambasadori italian, është se janë të mahnitur nga fakti që kjo është bërë një kauzë në kanale, për të bërë Shqipërinë copë nga duart e shqiptarëve. Nëse do të kishte diçka këtu do të kishte mbetur pa dalë atje, apo nuk do kishte ardhur këtu në çfarëdolloj forme. Merr letra nga dosje përgjimesh në Itali, dhe hidhi këtu, e bëj një dynja lëmsh me llafe, kush ia bën këtë vendit të tij.
A ka pastrim parash në këtë vend? Po ka, a dini ndonjë vend që nuk ka? Të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista, dhe në Shqipëri rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të rrepta, blen një shtëpi një emigrant, apo çon 15 mijë euro në shtëpi dhe i bllokohen paratë me muaj, që të verifikohen se ku i gjen, gjë që ka çuar probleme me emigrantët.
Ku i gjeni ju këto konkluzionet që bëhen investime pa kaluar përmes bankave? A e dini ju që verifikohen ekstremisht të gjithë personat që blejnë shtëpi, dhe mua që më shikoni këtu nuk jam dakord, por as ndërhyj dhe as nuk i ndryshoj këto rregulla. Çdo klient që blen një apartament në Shqipëri kalon në filtrin e verifikimit të pastrimit të parave, të gjitha kompanitë e ndërtimit kanë ankesa se tremben klientët. A ka pastrim parash? Po ka, po si dhe ku, kjo u takon institucioneve që ta gjejnë.
Merrni shembulll nga stopi dhe fiksi, po ata që mbajnë me dokrra nga divani shqiptarët si derra të kënaqur, që janë më të korruptuar se të gjithë ne së bashku, janë dhe më keq se ata që i përkasin botës së krimit. Ça është kjo, shtrirë atje në kolltuqe që marrin në gojë njerëz, si mund të funksionojë kështu raporti me të vërtetën.