Rama e thotë hapur:”Nëse nuk i fitoj zgjedhjet do të heq dorë nga politika”

41

Edi Rama, kreu i PS është tepër optimist dhe i sigurt se do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit.

Gjithashtu ai ka deklaruar se nëse nuk i fiton zgjedhjet, nuk do të jetë më politikan.

“Ditën që mua shqiptarët nuk do të më votojnë më për të qenë kryeministër, do t’iu jap një përqafim të madh, dhe do tiu lë vendin të tjerëve. Do tiu shpreh të gjithëve mirënjohjen për mbështetjen që më kanë dhënë në gjithë këto kohë”, u shpreh Rama para gazetarëve.

Më tej Rama ka deklaruar se nesër në Kuvend do të kalojë ligji zgjedhor, pavarësisht pretendimeve kundër të PD-së dhe të LSI-së si dhe një pjese të opozitës parlamentare.