Ballina Aktualitet Rama e shkarkon, Bushati flet për kënaqësinë e punës së tij

Rama e shkarkon, Bushati flet për kënaqësinë e punës së tij

Pak pas shkarkimit nga detyra e tij nga kryeministri Rama, ish ministri i i jashtëm i vendit Ditmir Bushati ka organizuar një takim me bashkëpunëtorët e tij.

Mësohet se Bushati gjatë këtij organizimi është shprehur pozitivisht mbi kënaqësitë dhe mundësitë që i ka ofruar mbajtja e këtij posti.

Ai ka thënë se drejtimi i Ministrisë së Jashtme i ka dhuruar emocion në karrierën e tij, dhe ka bërë të mundur që ai të njihet me personalitete dhe njerëz të vyer.