Rama e çoi në Itali për të takuar lojtarët e Juventus, Duma nxjerr videon nga Thumana:”Propagandë, ja historia e Alesios”

64

Grida Duma ka vizituar në Thumanë Manjola Cakonin dhe djalin e saj Alesio të cilët humbën nga tërmeti tragjik 2 familjarë, motrën dhe babain.

Duma ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Rama duke deklaruar se nuk ka marrë masa për të “ndrequr” sadopak jetët e personave të prekur nga fatkeqësia natyrore.

Ish-deputetja e PD me anë të një videoje ka shprehur se Rama i ka braktisur familjet e Thumanës.

“Thumana u dëmtua në mënyrë tragjike dhe familjarët ende vijojnë të vuajnë pasojat. Pas shfaqjes Rama i braktisi. Braktisja e papërgjegjshme e Ramës nuk ka limit”, – u shpreh Duma.

Më tej ajo akuzon Edi Ramën për propagandë, teksa tregon foton e Alesios së dërguar në Itali për të takuar Ronaldon dhe Buffon, lojtarët e tij të preferuar.

Alesio merr sot një bonus prej 150 mijë lekësh në muaj, ose 5 mijë lekë në ditë, ndërsa pensioni i burrit që humbi jetën është 40 mijë lekë në muaj.

Kjo familje duhet të mbahet me 1 300 lekë në ditë, u shpreh Grida Duma, duke pretenduar se Rama bëri thjesht propagandë me fatin tragjik të dy fëmijëve.