Rama del në rrugë për sensibilizim: “Problem pensionistët”

83

Kryeministri Rama ka zbritur personalisht i ndihmuar nga forca të policisë për të sensibilizuar qytetarët për qëndrimin në shtëpi. Nuk kanë munguar debatet me qytetarët të cilët i kanë kërkuar atij llogari pse nuk gjenden maska dhe doreza.

“Respekt maksimal për rregullat dhe durim, durim, durim dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka. E kemi përsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…

Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1 m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së bërrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur”, shkruan kreu i qeverisë.