Rama bën premtimin:”Rruga e Arbërit do të jetë gati verës që vjen”

25

Edi Rama ka premtuar se Ruga e Arbrit do të jenë gati dhe e përfunduar verës që vjen.

Kryeministri ka publikuar një video nga punimet që po realizohen për përfundimin e kësaj rruge, Rama shprehet se kjo vepër publike është një ëndërr për dibranët, por sipas tij, do të zbulojë edhe për tiranasit hapësirat magjike “të jastëkut të gjelbër të kryeqytetit që shtrihet deri pranë Dibrës”.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë xhiro nëpër shtratin e hapur të Rrugës së Arbërit, që në verën e ardhshme do të jetë një ëndërr shumëvjeçare e realizuar për dibranët, e do të zbulojë për tiranasit hapësirat magjike të jastëkut të gjelbër të kryeqytetit që shtrihet deri pranë Dibrës, ju uroj një javë të mbarë”, – komenton Rama.