Radha në Kakavijë, shtetasi grek ndihet keq, ndërhyn mjeku i Forcave të Armatosura shqiptare

54

Personeli mjekësor i Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ka ndihmuar në mënyrë urgjente një shtetas grek i cili priste në radhë në Kakavijë.

Ky shtetas kishte marrje fryme dhe probleme me tensionin pas qëndrimit të tejzgjatur në radhë për t’u futur në shtetin grek nga Kakavija.

Prania e FA ka qenë vendimtare për t’i dhënë atij ndihmën e parë.

Forcat e Armatosura u kanë ardhur në ndihmë të gjithë personave në radhë, grek e shqiptarë me ujë, ushqime, por edhe me asistencë mjekësore dhe krijimin e kushteve për nevojat higjieno sanitare.