Ra nga “Rogner”, vdes një djalë i ri në Tiranë

36

Një djalë në moshë të re ka vdekur sot në qendër të Tiranës pasi gjendej tek hotel Rogner dhe ra prej tij.

Ngjarja ndodhi para pak minutash në hotelin Rogner bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të dhënat paraprake flasin se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç.

I riu është dërguar në spital ku u raportua se ai ka humbur jetën për shkak të plagëve fatale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.