Ballina Kronikë Ra në kanal me zetor, vdes 42-vjeçari në Divjakë

Ra në kanal me zetor, vdes 42-vjeçari në Divjakë

Një 42-vjeçar ka ndërruar jetë pasi duke drejtuar një kanal ra në një kanal anësor të rrugës në fshatin Senes të Divjakës.

Viktima është identifikuar me iniciale B. M., banues në Këmishtaj.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes.

“Gjatë natës në  fshatin Senes, Divjakë, shtetasi B.M, 42 vjeç, banues në Këmishtaj, duke drejtuar një mjet bujqësor zetor, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në kanalin anësor të rrugës ku për pasojë ka ndërruar jetë,”-raporton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.