Ballina LAJME Qytetet shqiptare ekstremi më i varfër i Europës, kryeson Kukësi

Qytetet shqiptare ekstremi më i varfër i Europës, kryeson Kukësi

Në vlerësimin që Eurostat i bën nivelit të jetesës në Europë i konsideron të varfra ato rajone qe i kanë të ardhurat për frymë më pak se 75 për qind e të ardhurave mesatare te vendeve anëtare të BE. Duke i identifikuar rajonet nën nivelin 75 për qind shpërndahen fondet për të çuar përpara kohezionin social. Në Europë rajonet më të varfra janë në pjesën lindore, dhe jugore të saj, si Rumani, Bullgari, Greqi dhe disa rajone në Spanjë, të cilat i kanë të ardhurat për frymë nga 60-75 për qind të mesatares së BE.

Por një vlerësim i fundit i INSTAT zbardh dramën e gjendjes ekonomike të rajoneve shqiptare dhe 12 qarqeve të vendit, të cilat i rendit shumë keq edhe në raport me rajonet më të varfra të Europës.

Të dhënat tregojnë se vetëm qarku i Tiranës e ka PBB-në për frymë sa 42 për qind e mesatares së BE-së teksa 8 qarqe të tjera i kanë të ardhurat për frymë më pak se 25 për qind e të nivelit mesatar të BE-së për vitin 2017.

Qarku më i varfër i vendit Kukësi, e ka PBB për frymë sa 18 për qind e mesatares se Europës, duke u renditur edhe për vitin 2017 si, rajoni më i varfër i Europës. Qarku i Fierit i ka të ardhurat sa 31.3% e mesatares së BE-së, Gjirokastra 30.9%, Durrësi 30.2 %, Vlora 25.6%, Berati me 25.4%, Dibra me 22.8%, Korça me 22.7%, Shkodra me 21.9.3 % dhe Elbasani me 21.1 për qind e mesatares së BE.

Brenda vendit, Tirana e ka PBB për frymë 2.2 herë më të larta se qarku i Kukësit që është më i varfëri në vend. Ndërsa gjithashtu Tirana ka një diferencë të madhe ekonomike edhe me qytetin e Elbasanit edhe pse janë fqinjë. PBB për frymë në Elbasan është dy herë më e ulët se në Tiranë.

Përgjatë vitit 2017 hendeku ekonomik ndërmjet Tiranës dhe rajoneve të tjera u thellua më tej. Teksa kjo ecuri është një paralajmërim se qytet shqiptare do të vijojnë të zbrazen drejt Tiranës apo në emigracion pikërisht për shkak të hendekut të lartë ekonomik.

Më 2017 rritjen më të lartë e shënoi Qarku Tiranë me një rritje në terma realë prej 8,54 %, i ndjekur nga Qarku Durrës me një rritje në terma realë prej 4,09 % dhe Qarku Berat me një rritje në terma realë prej 1,92 %.
Rritja ekonomike u ngadalësua në Qarkun Vlorë, duke shënuar një rënie në terma realë prej 3,26 % dhe në Qarkun Korçë me një rën