Qytetarja:”Po s’pagove në QSUT nuk të çojnë në repart”, reagon kryeministri Rama

59

Një qytetare ka denoncuar në faqen e kryeministrit Rama një fenomen të tmerrshëm. Qytetarja shkruan se ajo që dilet e flitet është krejt ndryshe nga realiteti ku në urgjencën e spitalit “Nënë Tereza” hyrja për në repart është me pagesë. Pas këtij komenti ka komentuar edhe vetë kryeministri Rama i cili i ka kërkuar zonjës të flasë me emra ose të heshtë.

Qyetarja Mirela Armaci: Ju dilni gjithmonë dhe flisni, por realiteti është krejt ndryshe. E dini ju ministre se në urgjencen e spitalit “Nënë Tereza” nëse nuk paguan nuk të cojnë në repart. Shko dhe shiko realitetin,shiko edhe vendet e punës që u jepen njerëzve që janë servil të Partisë Socialiste

Edi Rama: Realitet Është ky nuk është film artistik, ndërsa për sa i përket akuzës që ben, bejë konkrete me emër e mbiemër ose hesht e mos hidh baltë mbi bluzat e bardha, që po e tregojne veten në ditën më të errët për shendetin publik për shkak të pandemise!