Qytetarët të respektojnë masat e sigurisë, Rama: Nuk do të ketë një mbyllje të dytë

69

Sistemi shëndetësor është i përgatitur për të përballuar rritjen e numrave të regjistruar së fundmi, por për minimizimin e pasojave qytetarët duhet të respektojnë masat e sigurisë kundër Covid. Kryeministri Rama përjashtoi një mbyllje të dytë, përderisa virusi është mes nesh për një kohë të pacaktuar.

Janë çështje që ju takojnë ekspertëve. Një mbyllje e tjetër e Shqipërisë është diçka me përmasa jashtëzakonisht kritike për të gjithë. Një kontroll i rregullave në hapje me polici dhe ushtri për çdo qytetar është i pamundur.

Rritja e numrave ndodh në të gjitha vendet që hapen, por çdo qytetar duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Po bëjmë çmos për sa na takon por unë nuk mendoj se ne duhet ti kthehemi mbylljes.

Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm që virusi nuk ka ikur dhe nuk do ikë për nuk e di sakohë dhe nuk mundet dot mbyllu-hapu përderisa virusi është aty.

Mbyllja e parë ishte shumë e rëndësishme edhe për t’u vetëdijësuar dhe përgatitur gjithë bota dhe ne. Jemi të përgatitur për ta përballuar në frontin e shëndetit këtë rritje numrash por nëse duam të ruajmë këtë trend dhe të minimizojmë pasojat çdokush duhet të marrë përgjegjësinë e vet”, deklaroi Rama në një konferencë për gazetarët./monitor