Qytetarët nuk mësohen dot me oraret e kufizimit të lëvizjes, 165 shtetas të gjobitur

96

Duket sikur qytetarët nuk mësohen dot me kufizimet e lëvizjes në këmbë. Policia me anë të një njoftimi ka lajmëruar se janë vënë sanksione për 165 qytetarë të cilët kanë thyer rregullin e vendosur nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ju rikujtojmë se fashat orare janë 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00.

Lajmërimi i Policisë së Shtetit

Respektimi i masave kufizuese, në të mirë të vetes dhe të njerëzve përreth.

Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët.

Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.

VID_20200319_WA0000

Policia e Shtetit Respektimi i masave kufizuese, në të mirë të vetes dhe të njerëzve përreth.Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët. Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 19. März 2020