Ballina Shëndetësi Qumështi i artë, pija që duhet pirë çdo darkë

Qumështi i artë, pija që duhet pirë çdo darkë

“Qumështi i Artë” nuk është ndonjë lloj produkti magjik, por thjesht një përzierje erëzash në një gotë me qumësht ! Dietologët e rekomandojnë në mbrëmje dhe përfitimet janë të shumta, duke ditur vetitë dhe vlerat e përbërësve shtesë, duke nisur nga shafrani i Indisë. Kjo erëz është dhe shtojca kryesore, ngjyra e së cilës i ka dhënë emërtimin “Qumështi i Artë” . Shafrani ka veti antioksidante, anti-inflamatore e jo vetëm dhe i kombinuar me piper, vetitë kuruese të turmerikut rriten në mënyrë të konsiderueshme

Përfitime  të tjera:

·         Forcon sistemin imunitar
·         Ndihmon tretjen e ushqimit
·         Pastron mëlçinë
·         Rregullon metabolizmin
·         Normalizon tensionin e lartë të gjakut
·         Përmirëson shëndetin e trurit dhe forcon kujtesën
·         Trajton problemet e ndryshme të lëkurës
·         Ul nivelin e  triglicerideve
·         Antioksidant, antiseptik, analgjetik

Si përgatitet ‘Qumështi i Artë’?

Ka disa mënyra përgatitjeje, por ne do t’ju sugjerojmë atë më të thjeshtën 

Përbërësit (1 person):

1 filxhan qumësht
½ lugë (gjelle) turmerik pluhur
½ lugë (e vogël) piper pluhur
1 lugë (gjelle) mjaltë
½ lugë (gjelle) vaj kokosi
¼ lugë (gjelle) kanellë pluhur

Përgatitja:

Ngrohni qumështin në zjarr të ulët.  Shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini vazhdimisht, por jo deri në vlim. Pasi të jetë ngrohur, shtoni mjaltin dhe shijojeni.

Shënim: Qumështi preferohet vegjetal (qumësht bajame, kokosi, etj).

Me shtimin e piperit të zi në enën ku ndodhet turmerik, rritet aftësia përthithëse e trupit deri në 2000%.