Quajti Vuçiçin “këlysh i Rusisë”, ministrja e Kosovës tregon të papriturën që i ndodhi

49

Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë Meliza Haradinaj-Stublla e cila quajti presidentin serb Vuçiç, “këlysh i Rusisë” ka deklaruar se faqja e saj në Facebook është vjedhur dhe bllokuar.

Postimi

“Politika e këlyshëve rusë” më la pa hyrë në llogarinë time të Facebook.

Kujtojmë se Vuçiç deklaroi që nëse nuk do ketë marrëveshje me anë të dialogut me Kosovën, mund të plasë edhe ndonjë luftë mes dy vendeve. Gjithashtu ai e krahasoi situatën me atë të Armenisë dhe Azerbajxhanit, ndërmjet të cilëve shpërtheeu një konflikt i armatosur pas një ‘ngrirjeje’ të situatës.