Ballina Ekonomi / Biznes Qeveria vendos masën e shpërblimit për anëtarët e bordeve

Qeveria vendos masën e shpërblimit për anëtarët e bordeve

Këshilli i Ministrave ka vendosur para pak ditësh numrin dhe masën e pagesës së punonjësve të organeve qendrore në cilësinë e tyre si anëtarë të bordeve të ndërmarjeve publike, komisioneve ose fondeve të ndryshme publike.

Vendimi i qeverisë ka hyrë në fuqi që nga dita e djeshme, duke qenë edhe një formë përgatitje për vitin e ardhshëm buxhetor.

Megjithatë, në vendimin e Këshillit të Ministrave nuk përfshihen organet drejtuese të njësive të fondeve speciale, të institucioneve kushtetuese dhe të pavarura, si edhe të institucioneve që nuk financohen nga buxheti i shtetit.