Ballina BOTA Qeveria portugeze paralajmëron se nuk do t’i paguaj mësuesit

Qeveria portugeze paralajmëron se nuk do t’i paguaj mësuesit

Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, ka paralajmëruar partitë opozitare se qeveria e tij do të dorëheqet, nëse parlamenti e aprovon faturën që i paguan mësuesit, për kohën që ata kishin marrë paga më të vogla, për shkak të krizës ekonomike.

Kryeministri socialist, tha që një veprim i tillë, do ta t’i rriste shpenzimet shtetërore për 1 miliardë euro, vetëm për këtë vit, duke e shkatërruar planifikimin financiar të qeverisë.

Costa e dha këtë paralajmërim gjatë të premtes, pasi  deputetët e opozitës në një komision parlamentar, e kaluan ligjin.

Nëse kalon në parlament, atëherë qeveria do të detyrohet që t’i paguaj për zvogëlimin e rrogave, gjatë krizës ekonomike që e kaloi vendi.

Mësuesit portugezë, kanë kërkuar që t’i kompensohen paratë e kohës nga vitin 2011 deri më 2017, e këtë kërkesë, po e mbështetë sindikata e mësuesve.