Ballina LAJME Qeveria dhe Bashkia e Durrësit në nivelin zero

Qeveria dhe Bashkia e Durrësit në nivelin zero

nga Arlind Boshku

Kam ndjekur me vëmendje të madhe zhvillimet post-tërmetit, është vërtetë për të ardhur keq menaxhimi i këtyre situatave si nga ana e Qeverisë shqipetare, ashtu edhe nga ana e Bashkisë së Durrësit.

Epiqendra e tërmeteve ishte në Durrës, Qeveria qante vetëm për Tiranën. U “ngritën” shtabe emergjencash në Tiranë, që, sipas informacioneve që kam, ishin veç për show mediatik dhe propagandë.

Në Durrës, dështim total si nga ana e Bashkisë, si nga ana e Emergjencave Civile, si nga ana e shtetit, si nga ana e deputetëve, zero shërbim për qytetarët!

Dje i gjithë qyteti i Durrësit ishte në rrugë deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, të tmerruar nga ajo që përjetuan nga tërmetet e njëpasnjëshme. Asgjë nuk u vu në shërbim të qytetarëve, as stadiumi “Niko Dovana”, as shtëpitë e pushimit të qeveritarëve në Iliria, as konvaleshenca e Ministrisë së Brendshme, as konvaleshenca e Ministrisë së Mbrojtjes në Plepa, në Durrës.

Të gjitha këto që përmenda u hapën sot në drekë, pas orës 12!

Për çfare na duhen sot???

Qytetarët e Durrësit kishin nevojë për ju dje dhe sot deri në orët e para të mëngjesit.

Ky është Shteti jonë i dashur propagandistik, të përmbledhur në një fjalë, PLEHRË.