Qëndroi i mbyllur në shtëpi duke kërcënuar se do të vetëvritej, i riu negocion me RENEA-n dhe dorëzohet në polici

29

Një i ri i cili ka tentuar t’i japë fund jetës së tij duke u vetëqëlluar me armë është vetëdorëzuar në polici në orët e para të mëngjesit.

I riu i identifikua si Elton Meta, 31 vjeç, nga Fieri.

Ai qëndroi i mbyllur në shtëpi për orë të tëra duke kërcënuar se do vriste veten me armë.

Pas negociatave me policinë dhe forcat RENEA, ai doli dhe iu dorëzua autoriteteve.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatikë dhe një gëzhojë.

31-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.