Ballina KULTURË Qendra e re e artit “ArTurbina” mirëpriti 19 mijë spektatorë

Qendra e re e artit “ArTurbina” mirëpriti 19 mijë spektatorë

“ArTurbina”, qendra e re e Artit, që nisi rrugëtimin në Tiranë në muajin korrik, ka mirëpritur rreth 19 mijë spektatorë.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, shprehet se në ArTurbina nga shtatori deri tani, të dyja sallat s’kanë pushuar thuajse asnjë natë”.

“Në këtë qendër të artit kanë dhënë shfaqjet e tyre Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, të cilët i kanë dhënë jetë skenës së re,” – thekson Kumbaro.

Sipas saj, Tirana e kulturës është më e bukur se çdo gjë dhe për të cilën çdo sfidë vlen.
Qendra e re teatrale “ArTurbina” lokalizohet në një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit. Ajo ka 2 salla me kapacitet 400 dhe 180 vende me një infrastrukturë dhe teknologji europiane dhe 2 skena të hapura.

Salla prej 400 vendesh, ka një transparencë dhe komunikim të lartë mund të shtojë kapacitetin e saj në mënyrë kreative, duke u shndërruar në një skenë të hapur së bashku me oborrin.

Ajo ngjan në ndërtim si një amfiteatër i vogël, në pjesën e pasme të objektit është një tjetër skenë për t’u shprehur në performanca artistike.

Skemat e lëvizjes dhe komunikimit, ambientet e ndërmjetme janë gjithashtu hapësira kreative të përshtatshme për ekspozita dhe ceremoni të ndryshme.

Gjatë muajit shtator skena e re e artit “arTurbina” mirëpriti nga data 23-30 shtator një nga ngjarjet më të rëndësishme e cila bëri bashkë gjithë trevat shqipfolëse “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit”.