Qelloi para pak ditësh me armë në ajër, zbardhet ngjarja në Kamëz

72

Paraditen e 3 Qershorit një person i armatosur tërhoqi vëmëndjen e gjithë Kamzës, kjo pasi ai qëllonte me armë në ajër. Nga hetimet e kryera nga prokuroria, 37 vjeçari i identifikuar si Roland Kryemadhi ka shtënë me armë për të bërë rezistencë ndaj efektivëve të policisë.

Efektivët e Komisariatit numër 5 kanë shkuar në shtëpinë e tij për ta ndaluar dhe për ta shoqëruar në gjykatë në zbatim të urdhrit të saj për shoqërim të detyrueshëm të tij. Kjo pasi ky person nuk lejonte fëmijët e tij të frekuentonin shkollën.

Kryemadhi kundërshtoi punonjësit e policisë dhe u ngjit në tarracën e shtëpisë së tij me armë me vete. Ai i bënte thirrje policëve të largoheshin ose do t’i vriste. “Pasha Allahun largohuni që këtu se do ju vras”.-mësohet të ketë thënë ai.

Policia ka negociuar me Roland Kryemadhi për pothuajse një orë duke e bindur të dorëzohet.

Besimtari mysliman gjatë negociatave, ka kundërshtuar policinë, duke thënë se “Fëmijët i mëson Allahu dhe jo shkolla”.