Qëlloi në ajër pas një konflikti, arrestohet 19 vjeçari në Vlorë

54

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Lungomaren e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, T.D dhe D.Z teksa njëri prej tyre ka qëlluar me armë.

Kamerat e një hoteli aty pranë kanë regjistruar ngjarjen ku nga filmimi duket se autori është 19 vjeçari me inicialet D.Z.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk është raportuar për persona të lënduar.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.