Ballina Aktualitet Qëllohet me vezë dhe thyhet dera e bashkisë së Durrësit

Qëllohet me vezë dhe thyhet dera e bashkisë së Durrësit

Të rinjtë e PD-së në Durrës kanë thyer në mënyrë demonstrative derën Bashkisë së Durrësit, pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild” ku kryetari i kësaj bashkie dëgjohet duke folur me kriminelët.

Të rinjtë demokratë kanë vendosur edhe një shirit ndalimi si edhe kanë qëlluar me vezë dhe bojë fasadën e Bashkisë. “Bild” publikoi 6 përgjime të reja që dëshmojnë se zyrtarët socialistë midis tyre edhe Vangjush Dako marrin pjesë me krimin në manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017.