Qëllohet me armë drejt “Adorions Palace”, pronari u vetëvra para pak kohësh

132

Qëllohet me armë zjarri drejt kompleksit “Adorions Palace”. Ngjarja është shënuar rreth orës 04:05, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas.

Nga të dhënat paraprake mësohet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të derës së jashtme të një objekti, në pronësi të shtetasit L.Z, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në ambientet e  policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen  autorit/ve.

Kompleksi njihet si në pronësi të Eugert Lazaj, i cili u vetëvra me armë zjarri pak kohë më parë, në vilën ku jetonte me familjen në zonën e Farkës.