Ballina Aktualitet Ndalimi i importiti të makinave të vjetra, mjedis më i pastër

Ndalimi i importiti të makinave të vjetra, mjedis më i pastër

Vendimi i qeverisë që ndalon importimin e makinave me nje vjetërsi më të madhe se 10 vjet ky vendim do tna sigurojë një ambjent më të pastër dhe është në të mirë të fëmijëve dhe cdo qytetari tjetër.

Sipas disa statistikave sot në Shqipëri mjetet euro 3 përbëjnë 80% të makinave në përdorim. Pasojat janë 3 herë më shumë ndotje. Një mjet euro 1 çliron në mjedis 31 herë më shumë grimca të ngurta dhe 12 herë më shumë okside azoti se një mjet euro 6.

Vendimi i Këshillit të Ministrave e parashikon ndalimin e këtyre mjeteve në nëntor 2019.

Ndërkohë do të lejohet importimi i mjeteve motorike të reja të kategorive M2 dhe N1, 0 km, që përmbushin normën euro 5; importimi i automjeteve të reja me 0 km të paregjistruar në shtet tjetër dhe importimi i autoveturave të përdorura, jo më shumë se 10 vjet para regjistrimit të parë në Shqipëri.

VKM nuk parashikon ndalimin e automjeteve, mbi 10 vjet në përdorim, që janë aktualisht në qarkullim, ndalimin e automjeteve me interes historik, koleksionimi, me vlera muzeale apo kulturore.

Qëllimi është përmirësimi i cilësisë së ajrit, mbrojtja e shëndetit dhe ekonomisë së njerëzve të zakonshëm.