Qarkullonte me armë me vete, policia e Vlorës ndalon 24 vjeçarin

35

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë po lëvizte një person i armatosur, është organizuar puna, dhe si rezultat i ndërhyrjes profesionale  nga ana e shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve Vlorë në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë  dhe forcën e posaçme “Shqiponjat”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: F. A., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij të markës Audi dhe gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën në trup (në brez) një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 5 fishekë.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit  Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”.