Vladimir Putin ka “thyer heshtjen” dhe është shprehur se “operacioni ushtarak” i Rusisë do të ndalet vetëm nëse kërkesat e Rusisë përmbushen.
Ndër të tjera kreu i Kremlinit shpreson se negociatorët ukrainas do të marrin një “qasje më konstruktive dhe do të marrin parasysh realitetin”.
‘Qasja konstruktive dhe realiteti’, është bërë e ditur nga një zëdhënës i Kremlinit.
Zëdhënësi i qeverisë shtoi gjithashtu se Putin tha se çdo përpjekje për t’u tërhequr nga negociatat do të dështojë.
Konfirmohet, po nga zëdhënësi i Kremlinit, se Putin tha gjithashtu se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë “po shkon sipas planit dhe vetëm sipas planit”.